Bob Dylan një nga muzikantët më me ndikim në botë

Bota e Yjeve

Bob Dylan një nga muzikantët më me ndikim në botë

Nga: D.B. Më: 8 dhjetor 2020 Në ora: 18:59
Bob Dylan

Bob Dylan është jo vetëm një nga emrat e njohur të muzikës ndërkombëtare, por edhe një nga muzikantët më me ndikim në botë.

Këngët e tij vazhdojnë të kenë të njëjtin sukses edhe sot, megjithëse vetë këngëtari ka zgjedhur të jetë në hije… le të zbulojmë bashkë disa fakte interesante nga jeta e tij….

Emri i vërtetë i Bob Dylan është Robert Allen Zimmerman.

Në të shumtën e librave shkruhet që Bob Dylan ka lindur më 24 Maj 1941, por në pasaportën e tij shkruhet 11 Maj 1941.

Bob Dylan mori “D plus” në muzikë, në universitetin e Minesotas.

Në verën e vitit 1959, Bob Dylan ka luajtur piano në grupin e Bobby Vees në dy koncerte.

Harmonika e Dylanit është dëgjuar në inçizimet e Harry Belafonte, George Harrison, Steve Goodman, Roger McGuinn, Booker T. and Priscilla Jones, Doug Sahm, Carolyn Hester, Ramblin’ Jack Elliott dhe Sly & Robbie.

Para se të përdor pseudonimin Bob Dylan, ai kishte përdorur më parë dhe pseudonimet si: Blind Boy Grunt, Tedham Porterhouse, Robert Milkwood Thomas, Roosevelt Gook dhe Bob Landy.

Në Gusht të vitit 1969, Bob Dylan ka luajtur performancën e parë të paguar që nga 26 Qershori i vitit 1966, kur theu qafën. Ai performoi para 200.000 njerëzve në Angli, në festivalin e “Isla of Wight”, për të cilin u pagua 75.000$ për 70 minuta performancë.

3 këngë të Dylan fillojnë me të njëjtin rresht, “Early in the morning’…”, këngët për të cilat flasim janë: “”Obviously Five Believers,” “Pledging My Time” dhe “Tangled Up in Blue”, kjo e fundit fillon me “Early one morning …”.

Albumi i parë i “Bob Dylan”, është inçizuar brenda disa orësh dhe me një çmim prej 402 dollarë. Fillimisht ky album kishte shitur 5.000 kopje. Që prej asaj kohe, këngëtari ka shitur më shumë se 35 milionë kopje.

Pasi kishte parë “Rebel without a Cause”, Dylan u fiksua pas James Deanit.

Titulli origjinal i “Planet Waves” ka qenë “Ceremonies of the Horsemen”.

Pasi vdiq Elvis Preslye, Dylan nuk ka folur me askënd për një javë.

Që nga viti 1988, Bob Dylan ka luajtur të paktën në 100 koncerte çdo vit.

Ai është fitues i 10  çmimeve Grammy, duke përfshirë albumin e vitit, një “Golden Globe” dhe një “Acadamy Award”.

Dilan filloi të luante në grupe, që kur ishte në shkollë të mesme, ndërsa në fillimet e karrierës luante kitarë dhe harmonikë.

Në vitin 1997, Bob Dilan performoi për Papa John Paulin e II-të, në Bolonja të Italisë.

Image
Image
Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat