Një Dem si Gigi, nuk do zgjidhte kurrë rozë për dhomën e vajzës së saj

Bota e Yjeve

Një Dem si Gigi, nuk do zgjidhte kurrë rozë për dhomën e vajzës së saj

Më: 9 dhjetor 2020 Në ora: 10:00
Gigi Hadid me vajzën

Emrin e saj nuk e zbulon, portretin e saj nuk e zbulon, por kjo nuk do të thotë të mos tregojë edhe dhomën më të bukur të shtëpisë, atë të vogëlushes. Përmes disa postimeve në rrjete sociale, Gigi ka zbuluar pamje nga dhoma e ëngjëllit të saj dhe nëse e mendonit të arreduar me rozë, si një dhomë princeshash, e keni gabim.

Si shenjë e Demit që është, Gigi ka vendosur ta arredojë dhomën e të voglës së saj me ngjyra toke, një ambient shumë relaksues që siç thotë e ka ndihmuar të ndihet e përgatitur para lindjes.

Në një kënd të dhomës, Gigi ka vendosur edhe të gjithë librat që miqtë e saj i kanë dërguar vogëlushes.

Në një postim tjetër Gigi shfaqet me barkun e rrumbullakosur dhe tregon se e ka bërë këtë foto një natë përpara se të lindte.

Vogëlushja e Gigit dhe Zayn erdhi në jetë në shtator të këtij viti, por gjatë kësaj kohe çifti e ka ruajtur në maksimum privatësinë e saj.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat