Stilistja italiane fjalë të ëmbla për Marinën dhe për të gjitha gratë shqiptare

Bota e Yjeve

Stilistja italiane fjalë të ëmbla për Marinën dhe për të gjitha gratë shqiptare

Më: 9 dhjetor 2020 Në ora: 10:39
Marina Vjollca

Stilistja italiane Elisabetta Franchi sot kishte ditëlindjen.

Përveç një feste gjigande të organizuar nga familja në shtëpinë e saj përrallore, shumë miq i kanë dërguar dhjetëra tufa me lule, ndër të cilat njëra vjen nga Shqipëria dhe ia ka dërguar Marina, prezantuesja jonë që është edhe imazh i markës në Shqipëri dhe Kosovë.

Elisabetta i veçoi lulet e Marinës, e falënderoi publikisht e madje i përcolli edhe disa fjalë të ëmbla asaj dhe të gjitha grave shqiptare.

“Ajo është një grua shumë e bukur, është shqiptare, bjonde, me karakter të fortë si të gjithë shqiptaret. Faleminderit shumë Marina, nuk e prisja”-shprehet Elisabetta.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat