U tha se Taylor Swift dhe Joe Alwyn ishin fejuar por e mbajtën të fshehtë, ja si qëndron e vërteta

Bota e Yjeve

U tha se Taylor Swift dhe Joe Alwyn ishin fejuar por e mbajtën të fshehtë, ja si qëndron e vërteta

Më: 9 dhjetor 2020 Në ora: 13:49
Taylor Swift dhe Joe Alwyn

Taylor Swift dhe partneri i saj, Joe Alwyn e kanë mbajtur lidhjen e tyre katër vjeçare kryesisht private.

Pak kohë më parë u përhapën thashethemet se çifti ishin fejuar por e mbajtën sekret për publikun.

Megjithatë, duket se lajmet nuk janë të vërteta. Gjatë një interviste për Entertainment Weekly, 30-vjeçarja teksa fliste për albumin, ajo iu drejtua Joe Alwyn si “i dashuri” i saj.

“Ishte e çuditshme sepse asnjëherë nuk kisha bërë një album dhe të mos ia kisha treguar njerëzve të mi të dashur apo miqve. Të vetmit njerëz që e dinin ishin familja, i dashuri dhe ekipi im i menaxhimit. Kjo është hera e parë që e ndaj lajmin me kaq pak njerëz,”– u shpreh këngëtarja.

Swift përdori termin “i dashur”, duke lënë të nënkuptohet se aktori 29-vjeçar ende nuk i ka propozuar për martesë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat