Bella ti je?

Bota e Yjeve

Bella ti je?

Më: 9 dhjetor 2020 Në ora: 23:31
Bella Hadid

Bella Hadid nuk ka eksperimentuar shpeshherë me pamjen e saj, mirëpo së fundmi ja ka dalë mbanë që t’i befasojë të gjithë. Modelja ka pozuar së fundmi për markën “Dior” dhe është shfaqur ndryshe nga herë tjetër, që i ka lënë pa fjalë fansat e saj.

Bella shihet me flokë të shkurtër në ngjyrë të verdhë dhe nga ky “look” duket si një njeri tjetër.

Reagimet nga fansat kanë qenë të shumta dhe ka pasur nga ata që e kanë komplimentuar për pamjen e të tjerë që nuk e kanë pëlqyer shumë.

Së fundmi modelja ka krijuar një koleksion me bluza unisex dhe vendosi që gjithë të ardhurat të shkonin për bamirësi në ndihmë të familjeve dhe fëmijëve në nevojë. Brenda 5 minutash koleksioni i saj u shit dhe kështu modelja arriti jnë sukses të jashtëzakonshëm.

Ndërkohë kujtojmë se kohët e fundit 24-vjeçarja është përfolur për një lidhje me Duke Nicholson, i cili është 20 vjeç e po ashtu është nipi i ikonës së Hollywood Jack Nicholson.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Bella ? (@bellahadid)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat