Moshatarët e ngacmonin, profesorët e përgojonin, ia pa hajrin që e la shkollën

Bota e Yjeve

Moshatarët e ngacmonin, profesorët e përgojonin, ia pa hajrin që e la shkollën

Nga: B.S. Më: 10 dhjetor 2020 Në ora: 10:30
Demi Rose

Demi Rose, 25-vjeçarja sensacion në Instagram nga Britania e Madhe, e cila ka 15 milion ndjekës të pabesueshëm në këtë rrjeti social, po e promovon koleksionin e saj të ri të modës të quajtur PrettyLittleThing këto ditë, dhe me këtë rast ajo foli për Daily Mail për karrierën e saj, dhunën e moshatarëve dhe kirurgjinë kozmetike.

- Isha 14 vjeç kur filluan të më ngacmonin në shkollë ... Doja të bëja miq jashtë këtij ambienti, kështu që kaloja shumicën e kohës në internet.

Imë interesonte edhe realiteti virtual, isha vazhdimisht në kompjuter, dhe pastaj u shfaq MySpace dhe më në fund gjeta vokacionin ti - tha Demi, e cila u bë e famshme pasi fotot e saj nga plazhi përmbytën rrjetet sociale dhe u bë hit viral.

Por, për fat të keq, ato shpejt përfunduan në profile të rreme dhe faqet e internetit për të rriturit - natyrisht, pa lejen e saj.

Image

- Kur e pashë se profili i rrejshëm në Instagram me fotografitë e mia ka 3000 përcjellës, më duhet të pranoj se u bëra ziliqare. Atëherë vendosa ta hap profilin tim, gjithçka tjetër është hsitori - përkujton Rose, e cila në moshën 18-vjeçare ka nënshkruar kontratën me një agjenci modelingu, e cila e lansoi mes yjesh.

Britanikja ishte ende duke studiuar për kozmetiste në atë kohë, por meqenëse mentorët e saj nuk ishin shumë të mirë me të, ajo shpejt hoqi dorë nga arsimimi i mëtejshëm.

- Profesorët mblodheshin pas shpinës time dhe më përgojonin, për punën time flisnin me shumë mosmiratim ...

Kurrë nuk e gjeta vendin tim në shkollë, njerëzit ishin goxha të neveritshëm ndaj meje, unë thjesht isha ndryshe, por që kur u largova, kam lulëzuar! Tani bllokoj të gjitha komentet negative - nuk shoh asgjë që nuk dua të shoh, sepse nuk dua që ajo të ndikojë në mënyrën time të të menduarit për veten time - tha Demi.

Image

Edhe pse me kohë ka mësuar se si të merret me komente të shëmtuara, bukuroshja tërheqëse për të cilën psherëtijnë meshkujt në botë pranon se edhe sot ka situata në të cilat i mungon vetëbesimi.

- Kam provuar disa procedura jo-kirurgjikale, përfshirë trajtimet anti-celulit, por preferoj t'i përmbahem 
mënyrës së shëndetshme të jetesës. Ushtroj pesë deri në gjashtë herë në javë për shëndetin dhe mirëqenien time të përgjithshme dhe a do të shkoj nën thikë në të ardhmen ... Ndonjëherë rezultatet e operacionit kozmetik duken vërtet keq, kështu që mbase është më mirë të mos rrezikosh. Por përsëri, nuk mund të jem i sigurt se si do të ndihem kur të plakem - përfundon Demi.

Image
Image

 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Demi ? (@demirose)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat