“Më është shembur tavani mbi kokë”- Ori Nebijaj rrëfehet për ndarjen e papritur nga jeta të babait të saj dhe i jep këtë mesazh të fortë nënës së saj

Bota e Yjeve

“Më është shembur tavani mbi kokë”- Ori Nebijaj rrëfehet për ndarjen e papritur nga jeta të babait të saj dhe i jep këtë mesazh të fortë nënës së saj

Më: 10 dhjetor 2020 Në ora: 12:32
Ori Nebijaj

Mbrëmjen e djeshme, Ori Nebijaj ishte e ftuar në programin “E ardhmja është vajzë”, ku ka folur për momentin më të vështirë në jetën e saj që lidhet pikërisht me humbjen e babait.

Moderatorja tregoi për herë të parë se vdekja e tij ndodhi në mënyrë të papritur. Ajo pranoi se humbja e babait ishte e vështirë si për të, ashtu edhe për nënën e dy motrat e tjera të saj.

Ajo tha se marrëdhënia e tyre ka qenë shumë e veçantë dhe se në të njëjtën kohë kishte humbur babain, shokun, mentorin, këshilluesin si edhe mbështetjen më të madhe.

“Ndarja nga jeta e babait tim ka qenë momenti më i vështirë në jetën time. Ndodhi shumë shpejt, askush nuk e priste, pasi ai ishte shume i shëndetshëm, aktiv me energji te paparë.

Kuptova çfarë kanë dashur njerëzit të thonë kur kanë treguar se nga dhembja ju është shembur tavani mbi kokë… ishte vërtetë ashtu.

Ai ishte i veçantë, luante me ne, ishte shok, ishte baba, flisnim me të. Kujtoj gjithmonë puthjen e mëngjesit.

Ishte personi që merrja të parin në telefon nëse më ndodhte diçka. Këshilla e parë që doja të dëgjoja ishte prej tij, sepse asnjëherë nuk më bënte të ndihesha e detyruar të bëja diçka se ai e mendonte ashtu, më jepte mundësinë të zgjidhja vetë“.

Mes dhimbjes teksa kujtonte njeriun më të dashur për të, moderatorja i dha një mesazh të fortë edhe nënës së saj: “Ne jemi rritur me shumë dashuri si meritë e të dy prindërve dhe dua të tregohem e drejtë me nënën time. Ngaqë babi mungon dhe unë flas gjithmonë për të, nuk dua të heq diçka nga kontributi i saj. Pa nënat nuk ka familje!

Të dua shumë mam! Ashtu siç më thua çdo herë pas daljeve të mia në ekran që je krenare për mua, dua të të them që jam unë shumë krenare që të kam ty njeriun më të rëndësishëm të jetës sime.

Jam e lumtur që jam rritur nga dy prindër të mrekullueshëm dhe faleminderit për mbështetjen, edukimin dhe dashurinë që na keni dhënë”– u shpreh ajo.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat