Kledi Bahiti dhe partnerja e tij zbulojnë për herë të parë portretin e djalit të tyre

Bota e Yjeve

Kledi Bahiti dhe partnerja e tij zbulojnë për herë të parë portretin e djalit të tyre

Më: 10 dhjetor 2020 Në ora: 12:37
Kledi Bahiti

Kledi Bahiti dhe partnerja e tij, Pejana Elezi, u bënë prindër për herë të parë në muajin tetor të këtij viti.

Në jetë erdhi një djalë, të cilin çifti e pagëzoi me emrin Gred.

Dyshja ka publikuar në rrjetet e tyre sociale foto me të voglin, por pa i zbuluar identitetin.

Megjithatë, Bahiti dhe Elezi nuk e mbajtën të fshehtë për shumë portretin e djalit.

Çifti zbuluan identitetin e tij në një foto të publikuar në Instagram, ku kanë pozuar për herë të parë si familje të gjithë bashkë.

Gred është vetëm dy muajsh dhe tiparet ende nuk mund të dallohen mirë për të thënë se kujt i ngjan më shumë.

Të tre kanë pozuar përpara një peme Krishtlindjeje të zbukuruar, duke sjellë kështu atmosferën e festave të fundvitit.

Lidhja romantike mes Kadiut dhe Elezit u bë publike në muajin mars të këtij viti, edhe pse dyshja ka kohë që jetojnë një histori të bukur dashurie.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat