Kida sapo na zbuloi detajet e projektit të ri!

Bota e Yjeve

Kida sapo na zbuloi detajet e projektit të ri!

Më: 10 dhjetor 2020 Në ora: 14:56
Kida

Kida kishte paralajmëruar se kishte gati disa këngë të reja dhe mesa duket ka ardhur koha që t’i publikojë. Fansat e saj i kanë pritur me padurim këto ditë dhe më në fund këngëtarja ka vendosur t’ua plotësojë dëshirën. Në Instagram, Kida ka publikuar më herët një pjesë nga projekti i saj i ri muzikor, i cili siç duket do të mbajë titullin “Babe”.

Këngëtarja shfaqet në një video duke kënduar brenda në makinë dhe duket se projekti i ri do i përkasë zhanrit baladë. Duke qenë se tani jemi në periudhën e dimrit kemi të gjithë nevojë për një baladë dashurie dhe me siguri kjo këngë e Kidës do të jetë hiti i këtij sezoni.

“Ju tashmë e dini se çfarë po vjen”, ka shkruar Kida përkrah videos dhe kështu e ka bërë gjithë rrjetin të ziejë.

Madje, këngëtarja ka nisur edhe xhirimet për klipin ku do të ketë një look tepër të veçantë.

Dje, ajo na tregoi pamjen e re me flokët në ngjyrë banane, ndërsa sot na dha të tjera detaje për projektin.

“Më shpejt nga ç’e mendoni”- shkruan Kida krahas fotos ku zbulon edhe titullin e këngës së re.

“Drunk” do të titullohet kënga që me siguri do t’i vërë flakën rrjetit. Mezi po presim një datë!

Image
Insta
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat