Kate Moss tregon sa vjeçare ishte kur e humbi virgjërinë

Bota e Yjeve

Kate Moss tregon sa vjeçare ishte kur e humbi virgjërinë

Më: 10 dhjetor 2020 Në ora: 18:07
Kate Moss

Modelja Kate Moss ka rrëfyer për herë të parë detaje nga jeta e saj që nga humbja e virgjërisë e deri kur mori vendimin të bëhej modele.

Pohimet modelja i bëri për Love Magazine.

Kate ka treguar se në moshën 14-vjeçare ka humbur virgjërinë dhe pak më vonë është bërë modele kur tërhoqi vëmendjen e Sarah Doukas, agjentja e modeleve më të njohura në botë.

“Isha 14 vjeç kur humba virgjërinë dhe më dukej vetja ‘cool’. Më pas në aeroport më erdhi vëllai i Sarah Doukas dhe më pyeti: ‘E ke menduar ndonjëherë të bëhesh modele?’”

Kate tregoi se nuk e kishte menduar kurrë veten në industrinë e modës për shkak se nuk i pëlqente fiziku i saj i dobët.

“Isha e shkurtër, kisha këmbë të shtrembërta dhe dhëmbët e këqija. Askush nuk mendonte se isha e bukur”, përfundoi ajo.

Kate Moss sot është 44 vjeçare dhe përkundër moshës është mjaft e kërkuar.

Image
Image
Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat