Modelja e “Victoria Secret” nuk i lë vend imagjinatës, mbulon pjesët intime vetëm me gjethe

Bota e Yjeve

Modelja e “Victoria Secret” nuk i lë vend imagjinatës, mbulon pjesët intime vetëm me gjethe

Më: 11 dhjetor 2020 Në ora: 06:41
Leomie Anderson

Leomie Anderson nuk i la vend imagjinatës me look-un që kishte zgjedhur në  “2020 MOBO Awards”.

Modelja e “Victoria Secret”, 27 vjeç, dukej e pabesueshme e veshur me një “jumpsuit” të tejdukshëm, i cili i nxirrte pothuajse çdo gjë në shesh, raporton “Daily Mail”.

Leomie kishte mbuluar pjesët intime me anë të gjetheve metalike të qëndisura tek “jumpsuit”.

Modelja dukej mahnitëse, teksa pamjen kishte zgjedhur ta kompletonte me një palë sandale të zeza dhe me aksesorë.

Flokët i kishte lënë të lëshuara, teksa kishte nxjerrë në pah fytyrën duke i hedhur pas.

27-vjeçarja, e cila i di mirë këndet që e nxjerrin të mrekullueshme në foto, bëri shumë zhurmë teksa ecte në tapetin e kuq, duke ruajtur distancën nga shoqëria.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat