“S’kemi bërë seks”- Arjon Luli publikoi në rrjete sociale foto me të në shtrat, Ana Lleshi publikon incizimin ku konkurrenti i “Përputhen” dëgjohet duke e…

Bota e Yjeve

“S’kemi bërë seks”- Arjon Luli publikoi në rrjete sociale foto me të në shtrat, Ana Lleshi publikon incizimin ku konkurrenti i “Përputhen” dëgjohet duke e…

Më: 11 dhjetor 2020 Në ora: 10:51
Ana Lleshi dhe Arjon Luli

Pas fotos ku shfaqej me Ana Lleshin në shtrat, të cilën Arjon Luli e publikoi në Instagramin e tij, 26-vjeçarja sqaroi gjithçka në puntatën e djeshme të “Përputhen”.

Duke folur nëpërmjet “Skype”, për shkak se nuk ishte në gjendje që të vinte fizikisht në studio, Ana mes lotësh tha:

“Eshtë moment i vështirë, por ajo që më lëndon më shumë është kur shoh mamin tim me lot, se unë e di që jam e pastër, dhe vëllezërve të mi u them që të mos bëjnë gabime karshi meje duke më parë nga emisioni.

Foto është e vërtetë, dhe dua ta sqaroj situatën. Në fillim të emisionit m’u duk djalë me vlera, pas disa puntatash më shkroi ai vetë.

Atij t’i vijë turp për gjestin, se më ka fotografuar kur isha në gjumë.

Të bësh ca foto për ca followers, është gjë e ulët. Foto është bërë para dy muajve, kur Arjoni u bë pjesë e emisionit, pas takimit të parë”.

E pyetur se si përfundoi në krevat me të, konkurrentja tha:

“Jemi në shtëpinë e Arjonit, sepse jemi pothuajse në një lagje, jemi afër me shtëpi. Ishte një natë kur ai ishte paqejf, edhe unë s’isha në terezi… Pasi më telefonoi, i thash po të sjell një ilaç. Po rrija duke biseduar me të dhe më ka zënë gjumi. Nuk kam fjetur në një dhomë e as në një krevat me të.

Më ka zënë gjumi pa vetëdije, por mesa duket kjo paska qenë e qëllimshme nga ana e tij. Ka qenë ora 5 e mëngjesit që mua më ka zënë gjumi. Nuk ka ndodhur seks mes nesh.

Nuk isha në dijeni të këtyre fotove. Nuk kam bërë asnjë reagim para ditës së sotme dhe as e kam hequr nga Instagrami”.

Ana Lleshi publikoi edhe incizimin e zërit të Arjon Lulit, teksa e kërcënonte që të bënte çfarë ai i kërkonte. Për këtë arsye, 26-vjeçarja tha se po e ndjek në rrugë ligjore këtë situatë, pasi e ka denoncuar tashmë.

Biseda e regjistruar:

Ana Lleshi: Ti po më kërcënon.

Arjon Luli: Unë të kam takuar ty jashtë. Po u solle sikur duhet me u sjellë, përndryshe…

Ana Lleshi: Ti po më kërcënon? Do të sillem unë si do ti.

Arjon Luli: Nuk t’i nxjerr në emision fotot, do t’i nxjerr në Instagram!

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat