Harrison Fordi do të rikthehet me “Indiana Jones"

Bota e Yjeve

Harrison Fordi do të rikthehet me “Indiana Jones"

Nga: D.B. Më: 11 dhjetor 2020 Në ora: 16:25
Harrison Ford

Aktori amerikan, Harrison Ford, do e përsërisë rolin e tij të Indiana Jones në ekskluzivitetin e filmit Disney.

Filmi, i drejtuar nga James Mangold, do të jetë pjesa e pestë dhe e fundit e aktorit 78-vjeçar si Indy.

Disney e bërë këtë njoftim përmes një prezantimi virtual me investitorët ku zbuloi gjithashtu planet për publikimin e serive të Star Wars dhe Marvel.

Filmi do të publikohet në korrik të vitit 2022.

Harrison Ford kishte deklaruar në 2013-n se ishte “e përshtatshme” që ai të kthehej si aventurier, duke thënë se karakteri i tij në film është rritur dhe zhvilluar në periudha të ndryshme kohore.

“Ne kemi parë karakterin teksa zhvillohet dhe rritet gjatë në një periudhe kohore dhe është krejtësisht e përshtatshme që ai të kthehet përsëri me një film të shkëlqyeshëm rreth tij”, ka thënë ai në atë kohë, duke theksuar se Indiana Jones nuk duhej të ishte pra i orientuar nga veprimi.

“Për mua, ajo që ishte interesante për karakterin ishte se ai mbizotëronte, kishte guxim, kishte zgjuarsi, kishte inteligjencë, ishte i frikësuar dhe se ende kishte arritur të mbijetonte. Se mund ta bëj.”

Prodhuesi i filmit, Frank Marshall, kishte konfirmuar se rolin e Indiana Jones do e luajë vetëm Harrison Ford.

Image
Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat