“Dhjetori në Los Angeles”, Kylie ‘ngrit’ temperaturat me fustanin e ngushtë

Bota e Yjeve

“Dhjetori në Los Angeles”, Kylie ‘ngrit’ temperaturat me fustanin e ngushtë

Më: 11 dhjetor 2020 Në ora: 21:01
Kylie Jenner

Kylie Jenner vazhdon të mbetet ndër emrat më të komentuar të shoubizit ndërkombëtar.

Sipërmarrësja bën jetë luksoze dhe këtë nuk heziton ta ekspozojë në rrjete sociale, ku edhe ndiqet nga miliona persona.

Këto ditë bukuroshja po e shijon motin e mirë në Los Angeles, ndërsa për ndjekësit solli disa imazhe atraktive.

Ajo pozoi e veshur me një fustan të shkurtër me ngjyrë të verdhë, në të cilin vuri në pah linjat e përsosura trupore.

“Dhjetori në LA”, ka shkruar Kylie, e cila tregoi edhe një herë ndryshimin që ka bërë në dukje, duke u bërë kështu flokëkuqe.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat