U tha se është në një lidhje me Larsa Pippen, reagon për herë të parë futbollisti shqiptar!

Bota e Yjeve

U tha se është në një lidhje me Larsa Pippen, reagon për herë të parë futbollisti shqiptar!

Më: 12 dhjetor 2020 Në ora: 13:00
Larsa Pippen, Liridon Krasniqi

Muajin që lamë pas u raportua se Larsa Pippen është në një lidhje me futbollistin shqiptar Liridon Krasniqi.

Dyshimet nisën pasi futbollisti dhe Larsa kanë shkëmbyer disa komente në Instagram. Madje në një selfie të postuar në tetor, Larsa ka shkruar në mbishkrimin e fotos “Ta ha zemrën!.

U tha se dyshja po jeton një romancë të bukur prej disa muajsh, teksa është vënë re se 46-vjeçarja së fundmi ka vendosur edhe një varse me shkronjën L dhe në foton e publikuar prej saj, Krasniqi ka komentuar “Më pëlqen”.

Mirëpo, vetë futbollisti i ka mohuar këto zëra ditën e djeshme për “Prive”. “Jo unë jam beqar!”, tha ai duke qeshur, teksa shtoi se Larsën e ka vetëm shoqe të mirë.

“Jo, nuk jam në lidhje, thjesht e kam shoqe të ngushtë, shoqe të mirë!”, ka thënë Liridoni duke theksuar se jetën private e mban për vete dhe se mediat e kanë bërë më të madhe seç është në realitet.

Image
Larsa Pippen

28-vjeçari u shpreh gjithashtu se me qejf do të zgjidhte një femër shqiptare si partneren e jetës.

Krasniqi është një nga futbollistët më të famshëm shqiptarë që luan në arenën ndërkombëtare. Mesfushori ka lindur dhe është rritur në Gjermani.

Ai aktualisht është pjesë e skuadrës nga Malajzia, Johor.

Ndërkohë, Larsa Pippen, ish-e dashura e basketbollistit legjendar amerikan Scottie Pippen, njihet si ish-shoqja e ngushtë e Kim Kardashian. Ato shiheshin shpesh bashkë deri në momentin kur Kanye West pësoi krizën e bipolaritetit të tij teksa kandidonte për president.

Në mediat e huaja thuhet se njëri prej postimeve të Kanye-t i drejtohej pikërisht mikeshës së Kim-it, Larsa-s, të cilën e akuzonte se ishte afruar më shumë seç duhet me Tristan Thompson (ish-in e Khloe Kardashian).

Ky është bërë shkak që raporti i tyre të krisej.

Image
Liridon Krasniqi
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat