Madonna përpiqet të duket joshëse edhe si 62-vjeçe, por vajza e saj po e lë nën hije

Bota e Yjeve

Madonna përpiqet të duket joshëse edhe si 62-vjeçe, por vajza e saj po e lë nën hije

Më: 12 dhjetor 2020 Në ora: 15:25
Vajza e Madonnës, Lourdes

Vajza e Madonnës, Lourdes po merr vëmendjen e të gjithëve së fundi.

Si vajza e një prej grave më të famshme në botë, Lourdes Leon gjithmonë do të merrte shumë vëmendje, shkruan The Sun.

Por, fëmija i madh i superyllit amerikan Madonna po tërheq vëmendje kohën e fundit.

Derisa Madonna është ende në gjendje të “shokojë” me paraqitjet, ku së fundik a lyer flokët rozë dhe ka pozuar me marihuanë, modelja Lourdes, 24-vjeçe është më delikate.

Megjithatë, guxojmë të themi, ajo në heshtje po vjedh vëmendjen e nënës.

Fotografitë u shfaqën këtë javë kur Lourdes tregoi figurën e saj ndërsa po qëndronte për pushime në Meksikë.

Ajo u shfaq me bikini me ngjyrë neoni dhe të zezë, ndërsa shijonte pushimin me partnerin e saj, fotografin Jonathan Paglia.

Ditë më parë, ajo reklamoi koleksionin e ri të markës “Juicy Couture”, teksa postoi disa fotografi në Instagram. 

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat