Do të jepte 10 mijë euro për ndjekësit e saj në rrjetet sociale, Aurela Gaçe zbulon mashtrimin

Bota e Yjeve

Do të jepte 10 mijë euro për ndjekësit e saj në rrjetet sociale, Aurela Gaçe zbulon mashtrimin

Më: 12 dhjetor 2020 Në ora: 19:02
Aurela Gaçe

Një person ka hapur një profil në “Facebook” me emrin e këngëtares dhe në një postim ka shkruar se do të dhurojë 10 mijë euro për 2,500 njerëzit e parë që komentojnë fjalën “dashuri”.

Pas Ardit Gjebreas dhe Rudina Magjistarit, edhe Aurela Gaçes thotë i është përdorur emri dhe identiteti për të mashtruar të tjerët në rrjete sociale.

Pasi është vënë në dijeni të një mashtrimi të tillë, Gaçe ka njoftuar menjëherë fansat e saj që të bëjnë kujdes.

Image

Vëmendje miq! Dikush ka marrë videon time nga ‘Facebook#Fanpage’, ka hapur këtë faqe me emrin tim, Aurela Gaçe Live, është duke përdorur emrin tim, nuk e kuptoj pse”.

“Ju lutem, mos u përgjigjni në mesazhet që ju dërgojnë. Faqja ime e vetme është e certifikuar. Ju lutem, mos u mashtroni. Dikush po bën një lojë me shumë emra të njohur”.

“Mos hapni asnjë mesazh nga kjo faqe. Mos jepni të dhënat tuaja personale, bankare. Ju marrin ato të dhëna e ju vjedhin”.

“Raportojeni, raportojeni!”, shkroi këngëtarja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat