“S’kam qenë në protestë, por i kam mbështetur”- Vajza ish-zv.kryeministrit Peleshi reagon për tubimin: PD, parti hipokritësh, po nxit dhunën me…

Bota e Yjeve

“S’kam qenë në protestë, por i kam mbështetur”- Vajza ish-zv.kryeministrit Peleshi reagon për tubimin: PD, parti hipokritësh, po nxit dhunën me…

Më: 13 dhjetor 2020 Në ora: 06:35
Vajza ish-zv.kryeministrit Peleshi

Vajza e ish-zv.kryeministrit, Niko Peleshi në një reagim publik thekson se nuk ka marrë pjesë në protestën e 10 dhjetorit, e cila ishte dhe dita parë e tubimit për të kërkuar drejtësi për Klodian Rashën.

Aleksia Peleshi shkruan ajo i qëndron reagimit të saj publik, ku ka dënuar aktin e dhunës të një polici dhe për këtë ka kërkuar përgjegjësi morale për të qetësuar revoltën.

“Unë nuk kam qenë në protestë. I kam mbështetur protestuesit në kauzën e tre, por nuk i jam bashkuar protestës. Kam publikuar një status të cilit i qëndroj ku kam dënuar aktin e policit dhe kam kërkuar përgjegjësi morale për të qetësuar disi revoltën e atyre që ndihen të pasigurte nga një akt kaq i rëndë i një polici…

Image

Më vjen mirë që ky akt është dënuar publikisht dhe ministri ka marrë përgjegjësi morale. Të tjerat janë trillime gazetareske për të shitur disa kopje më tepër”, thekson ajo.

Vajza e zv.kryeministrit në reagimin e saj, akuzon dhe Partinë Demokratike se po nxit protestat e dhunshme.

“Unë distancohem nga shpifja dhe gjithashtu nga dhuna fizike kundrejt punonjësve të policisë pa faj me këtë ngjarje.

Image

Kuptoj që Partia Demokratike nuk le asnjë rast kaq tragjik sa ku pa përfituar, por fjalët e mia nuk janë për t’u përdorur për të fshehur nxitjen e vazhdueshme që PD po iu bën disa protestuesve që tani janë bërë më shumë të dhunshëm ( jo gjithë, ka plotë protestues që protestojnë për humanizëm)

Turp që një tragjedi e tillë përdoret si prektes për interesa partiake! Dhe kjo nga një parti hipokritësh që për vite me radhë ka shfaqur dhunë, për më tepër dhunë të urdhëruar, si ajo e 21 janarit”, thekson Aleksia Peleshi.

Postimi i plote i Aleksia Peleshit më datë 10 dhjetor

“Ngjarja tronditese e se martes me la te heshtur per dite me rradhe sepse per nje tragjedi te tille fjalet nuk kane me vlere. Kemi nevoje qe dikush te mbaje pergjegjesi morale edhe nese s’eshte shkaktar direkt i kesaj makabre. Populli ndjen pasiguri. Ne vend te Klodianit mund te ishte secili prej nesh. Ndoshta jo une. Mua me mbron mbiemri qe kam. Po Klodianin, kush e mbronte? Po qytetaret e tjere, kush i mbron?

Image

Klodiani nuk do te kthehet me, por reagimi i shpejte i ministrit duke marre pergjegjesi per kete ngjarje kaq te rende mund t’i ktheje qytetareve te frustruar e te trembur besimin se kjo eshte nje ngjarje e vecuar qe nuk perfaqeson gjithe policine. Besimin se ne kete vend, ka edhe drejtesi. Ka edhe reflektim.

Une sot jam me protestuesit. Jo me ata protestues qe shfrytezojne tragjedi te tilla per te bere lojera politike, jo. Jam me ata protestues per te cilet asgje nuk eshte me e rendesishme se sa jeta e nje njeriu te pafajshem qe vraponte nga frika, pa kuptuar se po vraponte drejt vdekjes”.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat