E motra feston ditëlindjen, Elvana Gjata e uron me fotot e rralla

Bota e Yjeve

E motra feston ditëlindjen, Elvana Gjata e uron me fotot e rralla

Më: 14 dhjetor 2020 Në ora: 11:51
Migena Gjata

Elvana Gjata ka treguar gjithmonë raportin e ngushtë që ka me të motrën, Migenën. Kjo e fundit feston ditëlindjen ndërsa ka publikuar së fundmi një fotografi të vjetër në rrjete sociale, ku shfaqet krah së motrës.

Krahas fotos, Migena shkruan se e ka ndjerë shumë mungesën e njeriut më të ëmbël në jetën e saj dhe se këngëtarja ka arritur ta surprizojë edhe sot sikurse gjithmonë.

“Më mungonte shumë motra ime, që është njeriu më i ëmbël që dikush mund të ketë në jetën e tij. Ajo do të qëndrojë para derës pa asnjë njoftim… vetëm për të më surprizuar mua. P.s Si zakonisht”, ka shkruar Migena krahas fotos, ku shfaqen të dyja në fëmijëri.

Image

Patjetër që dhe urimet nga ana e Elvanës nuk kanë munguar ku shpreh dashurinë dhe krenarinë për Migenën.

Me këtë rast edhe ndjekësit janë "çmallur" me këngëtaren e cila prej kohësh është e distancuar në rrjetet sociale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat