Nga puthja e parë deri tek planet për zgjerimin e familjes, Bieta Sulo dhe Alban Dudushi flasin pa dorashka

Bota e Yjeve

Nga puthja e parë deri tek planet për zgjerimin e familjes, Bieta Sulo dhe Alban Dudushi flasin pa dorashka

Më: 14 dhjetor 2020 Në ora: 17:35
Bieta Sulo

Bieta Sulo dhe Alban Dudushi janë bashkë prej disa vitesh, e madje janë bërë edhe prindër të një djali, të cilin e kanë pagëzuar me emrin Kroi Art.

Mbrëmjen e djeshme, çifti ishte ftuar tek “Binjakët”, ku kanë rrëfyer pothuajse çdo gjë në lidhje me raportin mes tyre.

Dudushi zbuloi se gjëja e parë që e ka tërhequr tek Bieta, ishin flokët e saj.

Ndërsa, në lidhje me puthjen e tyre të parë, dyshja pranoi se ka vonuar pak, sepse pritën derisa ndjenjat të përputheshin me trurin.

Të pyetur për planet për zgjerimin e familjes, Albani tha:

“E kemi në plan. Deri tani jemi me dy fëmijë, edhe dy të tjerë s’janë keq”.

Ndërsa moderatorja zbuloi se dëshiron të ketë binjakë.

“Unë gjithmonë kam dashur tre fëmijë. Po Kroin e nisëm pak vonë dhe tani  them Albanit: ‘Do e bëj pak me hile, do e quaj edhe Xhoelën (vajza e Albanit) sikur e kam lindur unë. Megjithatë, ndoshta me binjakë”,- u shpreh ajo.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat