Adelina Ismaili feston ditëlindjen e 41-të

Bota e Yjeve

Adelina Ismaili feston ditëlindjen e 41-të

Më: 14 dhjetor 2020 Në ora: 19:37
Adelina Ismaili

Ajo sot (e hënë) feston ditëlindjen e 41-të.

Fjala është për divën e muzikës shqiptare, Adelina Ismaili, e cila ka filluar të merret me muzikë qysh në moshë të re.

Tashmë ajo është e njohur si simbol seksi, artiste e talentuar dhe mbi të gjitha ka sjell projekte e hite të shumta.

Përgjatë viteve, Adelina ka qenë shumë e komentuar për paraqitjet atraktive nëpër koncerte e mbrëmje të ndryshme, e po ashtu shumë e përfolur edhe për jetën personale.

E njëjta momentalisht është nënë e një djali, ndërsa po vazhdon të jetë akoma e angazhuar në skenë.

Megjithëse ka lënë më anash muzikën, zeshkania këtë vit ka nisur një projekt të ri si prezantuese me emisionin e saj të parë.

Pavarësisht kësaj, Adelina njihet si autore e shumë hiteve përfshirë këtu: “Sajzeza” me Elita 5, “Kanagjeqi”, “Amaneti”, “Zemrën nuk ta fal”, “Lumja unë për ty”, “S’ke ku shkon”, “Kasandra”, “Mos ma ndal”, “Ushtarit tim”, etj. 

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat