E mbajtën të fshehtë! Don Phenom dhe partnerja e tij do të bëhen prindër për herë të parë

Bota e Yjeve

E mbajtën të fshehtë! Don Phenom dhe partnerja e tij do të bëhen prindër për herë të parë

Më: 14 dhjetor 2020 Në ora: 23:24
Anxhi Dema

Don Phenom dhe partnerja e tij po bëhen prindër për herë të parë!

Ishte partnerja e reperit, Anxhi Dema, ajo që ndau me të gjithë këtë lajm të gëzueshëm.

Nëpërmjet një fotoje të publikuar në llogarinë e saj në Instagram, bukuroshja ka pozuar para pasqyrës duke treguar barkun e rrumbullakosur.

“Shtatzëninë tjetër dua të jem babi. E lodhur”, shkroi ajo, duke treguar edhe se foshnja pritet të vijë në jetë në vitin 2021.

Fotoja ka marrë shumë urime, por Don Phenomen ende nuk ka bërë asnjë reagim publik.

Lidhja e çiftit u zbulua në shtator të vitit që lamë pas, ndërsa në muajin prill të këtij viti, Anxhi e konfirmoi romancën, duke publikuar një foto romantike në Instagram.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat