Usta i bëri Gentës edhe një dedikim në shqip

Bota e Yjeve

Usta i bëri Gentës edhe një dedikim në shqip

Më: 17 dhjetor 2020 Në ora: 22:38
Usta, Genta

Genta Ismajli po jeton momentet më të bukura të dashurisë me biznesmenin turk, Hussein Usta. Ai nuk lë rast pa shprehur dashurinë ndaj këngëtares përmes surprizave mjaft romantike.

Këngëtarja ndan shpesh foto e video në rrjetet sociale me ndjekësit e saj, dhe duhet ta pranojmë se Usta është me të vërtetë shumë romantik dhe me veprimin e fundit na ka shkrirë sërish zemrat.

Genta ka postuar në InstaStory dhuratën e veçantë që partneri i saj kishte përgatitur për të ditën e sotme. Ai i ka dhuruar asaj një tufë me lule dhe po ashtu ka përgatitur një ambient romantik me qirinjë e dedikime dashurie.

Këtë herë ai kishte zgjedhur që shënimin ta bënte në shqip duke shkruar “Të dua shumë, zemra ime!”.

Siç duket ata janë më të lumtur se kurrë përkrah njëri-tjetrit, ndaj Genta është e gatshme që të martohet.

Image
Insta
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat