Lady Gaga njofton videoklipin e ri me foto ‘topless’

Bota e Yjeve

Lady Gaga njofton videoklipin e ri me foto ‘topless’

Më: 18 dhjetor 2020 Në ora: 13:57
Lady Gaga

Videoklipi i ardhshëm, i marrë nga albumi i saj i fundit "Chromatica", mund të jetë ai për "Sour Candy", një këngë e kënduar në bashkëpunim me grupin K-Pop Blackpink.

Por Lady Gaga, e lë të kuptohet këtë me një postim në Instagram, me një ‘selfie’ në të cilën ajo shfaqet sensuale, duke cituar këngën. Ndërkohë ajo ndez rrjetinn me një foto ‘toples’ për markën e saj të kozmetikës.

Në gjunjë me flokët e saj të gjatë që mbulonin gjoksin e zhveshur dhe vetëm një palë të brendshme me ngjyrë mishi, Lady Germanotta pozoi disa ditë më parë në profilin e Instagramit për markën e saj të kozmetikës, duke treguar "kthesat" e saj super seksi.

Dhe nuk është imazhi i vetëm seksi që ylli i popit 34-vjeçar ka shpërndarë në rrjetet sociale për të promovuar produktet e saj të bukurisë.

Eklektike dhe super aktive, edhe në kohë bllokimi, Lady Gaga, e cila kohët e fundit ka konfirmuar pjesëmarrjen e saj në "Gucci" të Ridley Scott përkrah Al Pacino, Adam Driver dhe Jared Leto, gjithashtu duket se po punon për një video të re muzikore.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat