Pasi mposhti Covid-19, Lei Kraja shndërrohet në ikonën seksi që inauguron Vitin e Ri 2021

Bota e Yjeve

Pasi mposhti Covid-19, Lei Kraja shndërrohet në ikonën seksi që inauguron Vitin e Ri 2021

Më: 19 dhjetor 2020 Në ora: 13:41
Lei Kraja

Moderatorja sportive, Lei Kraja, zbuloi disa javë më parë se ishte infektuar me Covid-19 dhe për këtë arsye u detyrua ta drejtonte emisionin nga shtëpia.

E pas karantinimit ajo ndau lajmin e mirë, duke treguar se tashmë e kishte fituar betejën e vështirë me virusin. Moderatorja zgjodhi të dielën e pushimit për të takuar njerëzit e saj të afërm, duke ndarë dhe një mesazh për ndjekësit e shumtë si moderatore sporti që është.

“Pas ndarjes nga Covid-i! Nuk do të më mungosh”, shkroi ajo poshtë fotos që publikoi në “Instagram”.

Gjatë kohës që qëndroi e izoluar, Lei qëndroi aktive në rrjetet sociale dhe vazhdoi të publikonte foto e video për t’u treguar fansave se në fakt është shumë mirë, dhe më energjkike për jetën.

Jo pa qëllim brunia simpatike është rikthyer më e motivuar se kurrë me fotot e reja që janë e gjitha një atmosferë e gëzuar festash fundviti.

Image

Pasi mposhti Covid-19, Lei Kraja është shndërruar në ikonën seksi që sjell kështu Vitin e Ri 2021, një vit që dëshirohet i qeshur, duke i dhënë kështu lamtumirën një viti të zymtë si ai 2020-ës. Lei Kraja ka sjellë kështu atmosferën festive me foto joshëse, duke nxjerrë në pah hiret edhe pse jemi në stinën më të ftohtë të vitit.

Në një prej fotove ajo pozoi e veshur me fustan të kuq të ngushtë pas trupit dhe mbante një kuti dhurate në dorë.

“Duke filluar nga tani do t’ju bombardoj me ‘Shpirtin e Festave’, dashuria është në ajër”, shkroi ajo duke lënë të nënkuptohet se diçka e bukur mund të ketë ndodhur në jetën e saj sentimentale.

Image

Ndërsa në foton tjetër pozoi me fustan transparent ku vinte në plan të parë gjoksin bombastik me dekoltenë e hapur, ndërsa në sfond ishte ngjyra e kuqe, që simbolizon ngjyrën e Krishtlindjeve.

Zeshkania seksi i la të gjithë pa fjalë më pozat provokuese dhe mori mjaft komente pozitive. Pasi Lei Kraja u përlot gjatë rubrikës “N’fermë”, ku foli për periudhën më të errët të jetës së saj, divorcin e prindërve, për “Panorama Plus” ajo bëri rrëfimin e një shpirti të bukur pak para festave.

Moderatorja më e pëlqyer e momentit në botën e sportit ndan sekrete të saj përtej kamerave, para të cilave shfaqet gjithmonë e qeshur. Gjithmonë duket shumë e lumtur, por nga buron kjo hare në shpirtin e saj?

“Thjesht jam shumë mirënjohëse. Dhe kur je falënderuese për çdo gjë që ke, ndriçon. Realisht jam e bekuar!”.

Si moderatore e emisioneve sportive, çfarë merr me sportivitet në jetë dhe çfarë jo?

“Me sportivitet marr mendimet negative të njerëzve, sidomos në Shqipëri. Padrejtësinë s’do ta marr kurrë me sportivitet. E vras mendjen gjithmonë për synimet që kam në jetë.’

Sa për syninim për t’u marrë me biznes ajo shprehet: “Sigurisht që po, është në synimet e mia. Por planet nuk tregohen kurrë, as në profesion dhe as në jetën personale. Kur të bëhen realitet, do t’i tregoj”.

Ndërsa e ftuar në emisionin “Wake Up”, ajo zbuloi sfidën më të vështirë që duhet të kalojë pretendenti për t’u bërë burri i saj në të ardhmen. Sipas Leit, do të jetë mamaja e saj ajo që do të japë verdiktin për lidhjen e saj, pasi ajo kërkon mashkullin ideal për vajzën.

Image

E pyetur nëse e shikon veten me një futbollist në të ardhmen, Lei u shpreh: “Mami është sfida më e vështirë. I shkreti ai burrë që martohet me mua. Do të keni një vjehërr shumë të vështirë. Nuk ka një njeri mjaftueshëm të mirë sipas mamit. Servilizëm jo, këtë e ka shumë inat.

Asnjë djalë nuk e ka kaluar këtë pengesë. Unë për jetën private nuk flas kurrë! Kur të jem e martuar, do t’ju them. Horoskopi më ka thënë që 29 vjeçe do t’i bëj të gjitha këto gjëra. Pika ime më e fortë dhe më e dobët është sinqeriteti. Futbollistët e kampionatit shqiptar janë më të vuajturit për momentin, për sa i përket bojkotit. Kanë kaluar një vit shumë të vështirë për sa i përket pandemisë, planet janë prishur në merkato.’

Pyetjes: E shikon veten me një futbollist?, ajo iu pergjigj: ‘Kur e ke afër, nuk e do. Dua t’i kem larg që t’i dua. Siç kam thënë, nuk e bëj jetën me plane. Të dalë një futbollist që dashurohem ‘ok’, por nuk e di. Edhe babin e kam pasur futbollist, edhe një tjetër futbollist në jetën time (aman). Nuk e di, mbase ndonjë ish-futbollist.”

Ish-Missi i rritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për një kohë të shkurtër arriti të dominojë në tregun e moderatorëve shqiptarë që moderojnë programe për sportin me audiencë kryesisht mashkullore.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat