Mes lotësh, Mariana Kondi flet për herë të parë për babain e saj biologjik: E takova pas 47 vitesh…

Bota e Yjeve

Mes lotësh, Mariana Kondi flet për herë të parë për babain e saj biologjik: E takova pas 47 vitesh…

Më: 19 dhjetor 2020 Në ora: 13:44
Mariana Kondi

Aktorja e njohur shqiptare, Mariana Kondi, ka folur për herë të parë për babain e saj biologjik.

E ftuar tek “Historia ime”, ajo tregoi historinë e jetës së saj, duke kujtuar me mall të atin, të cilin nuk e kishte parë për 47 vite.

Kjo kishte ndodhur, sepse pas divorcit të prindërve, Kondi nuk kishte pasur më kontakte me të.

Megjithatë, aktorja tregoi se kur e takoi, kuptoi se ishte fiks siç ajo e kishte përfytyruar.

“Unë e kam takuar babain pas shumë vitesh dhe fytyra e tij ishte çuditërisht ashtu siç unë e imagjinoja kur isha 3 vjeç.

Nuk e kisha parë nga mosha 3 vjeç deri 50, dhe kur erdhi momenti që unë do shkoja ta shikoja, ishte po ashtu siç unë e imagjinoja.

Ai ka qenë aviator, kishte mbaruar shkollën në Bashkimin Sovjetik edhe ka qenë shumë i mirë ose ishte shumë i mirë, apo ka qenë, si i thuhet.

Nuk e di, ka qenë i mirë, ka qenë babai im. Nuk është më, ka vdekur, por i kam bërë një gjë shumë të bukur, një dokumentar si aviator i parë që ka qenë dhe e kam bërë me Televizionin Shqiptar dhe është një kujtim goxha i bukur.

Më ka thënë që kam bërë shumë fluturime, por më vjen keq që nuk i kam bërë me ty. Në familjen tonë pati divorc. Kam një motër dhe një vëlla tjetër. Janë marrëdhëniet korrekte.

Gjithmonë për gjërat kryesore jemi bashkë se unë kam e një vëlla tjetër që nëse jepet jeta unë do e jepja vetëm për të, por edhe ata janë shumë të mirë, gjenden në çdo moment edhe për gëzime edhe kur kemi ndonjë problem që i merret mendimi,”- ka treguar aktorja mes lotësh.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat