Çfarë po ndodh me jetën private të Capital T?

Bota e Yjeve

Çfarë po ndodh me jetën private të Capital T?

Më: 19 dhjetor 2020 Në ora: 13:47
Capital T

Reperi i njohur, Capital T, është shpesh në qendër të vëmendjes për jetën e tij sentimentale, për të cilën fansat janë shumë kuriozë.

Pas zhurmës së madhe për një lidhje të mundshme me modelen simpatike, Adrola Dushi, reperi sqaroi disa të vërteta për publikun, teksa ishte i ftuar tek “Radar”.

Ai u ndal tek pyetja për jetën e tij private, ku zbuloi se aktualisht është shumë i fokusuar tek karriera.

Duket se muzika është dashuria e tij e vetme momentalisht.

Pra, Capital T pranoi publikisht se është single.

Pak ditë më parë, Kapo zbuloi gjithashtu edhe arsyen pse nuk kishte sjellë një bashkëpunim me Fifin deri tani.

Reperi tha se kënga që i ishte propozuar nga këngëtarja nuk i ishte dukur aq e mira sa këngët që ajo bën, duke shtuar se e pëlqen shumë si këngëtare.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat