Marrëzisht i dashuruar pas saj! George Clooney priti 20 minuta në gjunjë për përgjigjen e Amal kur e propozoi

Bota e Yjeve

Marrëzisht i dashuruar pas saj! George Clooney priti 20 minuta në gjunjë për përgjigjen e Amal kur e propozoi

Më: 19 dhjetor 2020 Në ora: 14:48
George Clooney dhe Amal

George Clooney kaloi 20 minuta duke ndenjur në gjunjë për të pritur përgjigjen e Amal pasi e propozoi për martesë.

Aktori 59-vjeçar u rrëfye në një intervistë për “Hollywood Reporter”, gjatë së cilës zbuloi shumë detaje për jetën në çift, sipas “The Sun”.

Clooney tregoi se ndihej i paplotësuar deri në momentin që njohu 42-vjeçaren.

“Kisha punë, kisha miq, gjithçka shkonte mirë. Por nuk e kuptoja sa i paplotësuar isha derisa njoha Amalin. Aty gjithçka ndryshoi. Aty kuptova se më kishte munguar diçka e madhe”-u shpreh Clooney.

Ndërsa në lidhje me propozimin, aktori tregoi për herë të parë se çfarë kishte ndodhur në ato momente magjike:

“Ne nuk kemi folur kurrë për martesë kur ishim të lidhur dhe unë i propozova krejt papritur. Ajo u vonua kaq shumë për të më thënë ‘PO’.

Imagjinoni pak, kam pritur i ulur në gjunjë për 20 minuta. Pastaj mu desh t’i thoja që po fillonte të më dhimbte mesi.

Kur ja thamë këtë prindërve të saj, ata filluan të shqetësoheshin për mua. S’kemi folur kurrë as për fëmijë dhe një ditë të bukur i thamë njëri-tjetrit: ‘Çfarë po mendon?’

Pastaj shkuam tek doktori dhe morëm lajmin se do të bëheshim me një djalë. Ndërkohë që lumturoheshim për të, dëgjojmë doktorin të na thotë se është dhe një tjetër.

Nuk e prisja! Menduam se ishte vetëm një. Jam i vjetër. Krejt papritur, ishin dy fëmijë. U shokova aq shumë sa që për 10 minuta kam qëndruar pa folur dhe vetëm shihja atë copë letre dhe mendoja: ‘Çfarë? Dy fëmijë?’”- tha aktori.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat