Tuna udhëton në SHBA, mirëpritet nga kjo këngëtare

Bota e Yjeve

Tuna udhëton në SHBA, mirëpritet nga kjo këngëtare

Më: 19 dhjetor 2020 Në ora: 15:24
Tuna Sejdiu

Këngëtarja e njohur Tuna, përmes imazheve të fundit ka lënë të kuptohet se destinacioni i radhës i saj është Miami.

Fillimisht, artistja udhëtoi në Atlanta dhe me të shkuar atje, ajo u bashkua me Linda Halimin, ndërsa duket se po kalojnë momente të bukura bashkë.

Ishte Linda ajo e cila postoi imazhe ku shfaqet bashkë me Tunën, Big D dhe vajzën e saj, Kaimana.

Mbetet të shihet nëse në një të ardhme të afërt këto dy artiste do i shohim bashkë në një duet.

Ndryshe, Tuna kohën e fundit nuk ka qenë shumë aktive në muzikë, por pritet të rikthehet së shpejti me një këngë të re.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat