Këngëtari i huaj i vjedh këngën Ronela Hajatit, reagon kjo e fundit

Bota e Yjeve

Këngëtari i huaj i vjedh këngën Ronela Hajatit, reagon kjo e fundit

Më: 20 dhjetor 2020 Në ora: 09:26
Ronela Hajati

Ronela Hajati ka shumë muaj pa nxjerrë asnjë projekt muzikor dhe e gjithë kjo për shkak të pandemisë. Megjithatë ajo numëron një sërë hitesh, të cilat duket se kanë frymëzuar edhe këngëtarë të huaj.

Së fundmi Ronela ka zbuluar se një këngëtar nga Puerto Rico, i njohur si Tito El Bambino, i ka vjedhur një nga këngët e saj më të njohura, “Pa Dashni”. Projekti muzikor i këngëtarit të huaj titullohet “Ok” dhe vija melodike nga fillimi deri në fund të këngës është identike me atë të Hajatit.

Të parët që e kanë vënë re kanë qenë fansat e Ronelës, të cilët kanë nisur të komentojnë në profilin e Tito El Bambino për t’i treguar se në fakt origjinali i përket artistes shqiptare.

Më pas edhe vetë Ronela e ka publikuar në profilin e saj në Instagram këngën e Tito El Bambino dhe ka shkruar: “Ishe ma mirë se çokollata, apo jo?”.

Nga ana tjetër Ronela ka paralajmëruar se së shpejti do të publikojë një album, i cili do të jetë i pari për të pas kaq vitesh karrierë. Këngëtarja ka treguar se këngët e albumit do të jenë shumë ndryshe nga njëra-tjetra dhe se secila do të përfaqësojë një gjendje shpirtërore. Ajo është shprehur se albumi do të jetë vizual e kështu shpreson që çdo këngë ta realizojë me video.

 “Po! Po bëj një album! Është i pari pas kaq shumë vitesh në skenë! 2021 shpresoj të na rikthej çfarë na ka marrë! Shëndetin, dashurinë dhe punën! Kam material që i dua shumë dhe mezi po pres t’i dëgjoni…Çdo këngë do të jetë ndryshe dhe secila do të përfaqësojë një gjendje shpirtërore nga ato që kalojmë përditë e deri tek sekretet më të thella të zemrës! Albumi do të jetë vizual ndaj me shpresë të gjitha këngët do të jenë me video! Duhet thjesht të prisni edhe pak kohë derisa të gjitha gjërat t’i finalizoj siç duhen! Në mars është dëshira ime e madhe që të lansoj këngën e parë! Kam shumë surpriza këtë vit! Dhe është një premtim!”, shkruan Ronela.

Image
Insta
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat