Dua Lipa dhe Anwar Hadid e çojnë lidhjen e tyre në një tjetër nivel

Bota e Yjeve

Dua Lipa dhe Anwar Hadid e çojnë lidhjen e tyre në një tjetër nivel

Më: 20 dhjetor 2020 Në ora: 15:53
Dua Lipa dhe Anwar Hadid

Dua Lipa dhe Anwar Hadid nuk mundet të qëndrojnë të ndarë nga njëri-tjetri, ndaj lidhjen e tyre e kanë çuar në një tjetër nivel. Këngëtarja ka vendosur që ditët e fundit të vitit t’i kalojë në Amerikë për të qenë pranë të dashurit të saj. Dua do të fluturojë drejt SHBA-ve dhe aty do të qëndrojë për disa ditë me Anwar dhe familjen e tij.

Megjithatë mbrëmjen e Krishtlindjes ajo do e kalojë në prani të familjes së saj në Mbretërinë e Bashkuar, sepse sipas këngëtares ata e kanë si traditë që të festojnë të gjithë së bashku.

“Mendoj se do të udhëtojë në SHBA dhe të kalojë Krishtlindjen me të dashurin tim. Por Vigjilja e Krishtlindjes është diçka që unë dhe famlja ime e festojmë vërtetë. Kjo është tradita ime, kështu që do e kaloj me ta”, është shprehur këngëtarja.

Megjithatë mbrëmja festive nuk do të vazhdojë gjatë për Duan, sepse menjëherë pas Krishtlindjes ajo do të nisë xhirimet për një videoklip të ri për albumin e saj, Future Nostalgia. Nuk dihen ende shumë detaje për këtë projekt, por videoklipi pritet të dalë vitin e ardhshëm.

Dua Lipa ka krijuar një raport perfekt edhe me gjithë familjarët e Anwar Hadid. Në fillim fltej se ajo nuk kishte marrëdhënie shumë të mirë me motrat e tij, Gigi dhe Bellan, por më pas ato vërtetuan të kundërtën me postimet plot dashuri në rrjete sociale. Po ashtu Dua i ka hyrë në zemër edhe nënës së Anwar, Yolanda Hadid, e cila e konsideron tashmë artisten me origjinë shqiptare pjesë të familjes. 

Image
Dua Lipa dhe Anwar Hadid
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat