Dojna Mema tregon për herë të parë çfarë shkruante në ditar për motrën gjatë fëmijërisë: Do i haja unë të gjitha…

Bota e Yjeve

Dojna Mema tregon për herë të parë çfarë shkruante në ditar për motrën gjatë fëmijërisë: Do i haja unë të gjitha…

Më: 21 dhjetor 2020 Në ora: 12:11
Dojna Mema

Dojna Mema është shumë aktive në rrjete sociale, ku përveç anës profesionale, shpesh ndan edhe detaje nga jeta e saj personale.

Moderatorja ka një motër më të vogël, Mikelën, me të cilën herë pas here publikon foto apo video në Intsagram.

Ditën e djeshme, Mema postoi disa foto shumë të veçanta nga fëmijëria, por në fund të tyre, kishte publikuar edhe pjesë nga ditari i saj i fëmijërisë, gjatë moshës shtatë dhe dhjetë vjeç.

Image

Në pjesën e shkëputur nga shënimet e saj të fëmijërisë, moderatorja tregon për aventurat me Mikelën.

“Kam qenë unë e vetmja që mendoja se motra e vogël kishte ardhur në këtë botë për të qenë kukulla ime? Derisa e kuptova që ‘do i haja unë të gjitha’ edhe për Mikin. Rrëshkit djathtas për të parë pjesë nga ditari im 7 vjeç dhe 10 vjeç”.

Ndërsa në një foto tjetër, ajo shkruante:

“Kur erdhëm në shtëpi, Mikela po lyhej me shkëlqyesin tim dhe unë i thash babit në moment. Babi filloi të më bërtiste mua pse lyhesha me shkëlqyes”,- shkroi Dojna.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat