‘Po ndikon në gjendjen time mendore’- Këngëtarja zbulon se do largohet nga grupi i famshëm dhe rrëfen momentin kur bëri 50 injeksione për të performuar në skenë

Bota e Yjeve

‘Po ndikon në gjendjen time mendore’- Këngëtarja zbulon se do largohet nga grupi i famshëm dhe rrëfen momentin kur bëri 50 injeksione për të performuar në skenë

Më: 21 dhjetor 2020 Në ora: 17:12
Jesy Nelson

Këngëtarja Jesy Nelson ka zbuluar se iu desh që të bënte 50 injeksione për të performuar pavarësisht se kishte dhimbje shpatullash në vitin 2015.

29 vjeçarja bëri zbulimin në librin e grupit ‘Out World: Our Official Autobiography’, teksa të hënën tregoi se do largohej nga ‘Little Mix’.
Jessy rrëfeu se do ikte nga grupi për shkak të ndikimit që kishte në shëndetin e saj mendor.

‘Në shtator 2015, duhej të performonim ‘Black Magic’ live në America’s Got Talent,’- shkroi ajo. ‘Gjatë ditës dëmtova shpatullën dhe nuk mund ta lëvizja. Isha në agoni, duke bërtitur. Në një pjesë të performancës duhet të kërceja, por në atë gjendje nuk e bëja dot. Ishte një makth.’

Këngëtarja rrëfeu se i dhanë shumë kafe që të qëndronte zgjuar para se të dilte në skenë.

Ndërkohë në një postim në Instagram, Jesy shprehu mirënjohën për ndjekësit e saj që e mbështetën pas mori vendimin për tu larguar nga Little Mix.

‘Faleminderit shumë për gjithë mbështetjen dhe dashurinë që më keni dhënë gjatë këtyre ditëve të fundit. Disa nga mesazhet tuaja më kanë bërë të ndihem e emocionuar dhe i vlerësoj shumë. Ju dua të gjithëve,’- shkroi ajo.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat