Mamaja e Olsi Bylykut i bën dhuratën e bukur, ‘nusja e ardhshme’ e falënderoi publikisht kështu

Bota e Yjeve

Mamaja e Olsi Bylykut i bën dhuratën e bukur, ‘nusja e ardhshme’ e falënderoi publikisht kështu

Më: 21 dhjetor 2020 Në ora: 17:30
Mamaja e Olsi Bylykut

E dashura e aktorit të njohur të humorit, Olsi Bylykut, ka treguar edhe një herë se çfarë marrëdhënie ka me vjehrrën e saj.

Egli Tako publikoi mbrëmë një video në Instastory nga dhoma e saj e gjumit.

Ajo kishte lënë ndezur vetëm disa drita dekorative, nën ndriçimin e të cilave vihej re se në mes të krevatit ishte një jastëk me foton e saj dhe të Olsit.

Image

E gjeni dot se kush ia ka bërë këtë dhuratë domethënëse? Pikërisht mamaja e partnerit të saj!

“Kjo është kaq e bukur!”, shkroi Egli krahas videos, në të cilën kishte etiketuar edhe vjehrrën e saj.

Dyshja zyrtarizoi lidhjen e tyre rreth një vit e gjysmë më parë.

Image

Si Egli, ashtu edhe Olsi, janë treguar paksa hermetikë në marrëdhënien e tyre.

Pak kohë më parë, aktori i humorit tha gjatë një interviste se nuk dëshiron që partnerja e tij të pranojë ftesa për të dalë në televizion.

Bylyku shpjegoi se partnerja e tij ka shumë vlera dhe talent dhe nëse një ditë do të intervistohej, atëherë le të ishte për këtë dhe jo për faktin se është në krah të një personi të njohur.

Image

Megjithatë, bukuroshja ka arritur që të bëjë për vete shumë njerëz, pasi në llogarinë e saj në Instagram numëron dhjetëra mijëra ndjekës.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat