Bieta dhe Albani mezi po presin të zgjerojnë familjen

Bota e Yjeve

Bieta dhe Albani mezi po presin të zgjerojnë familjen

Më: 21 dhjetor 2020 Në ora: 19:11
Bieta Sulo dhe e Alban Dudushi

 

Bieta Sulo dhe e Alban Dudushi u shfaqën për herë të parë në kopertinën e ‘Revista Living’. Së bashku me çiftin dhe djalin e tyre, Kroin, nuk mungoi dhe Joelle. Vajza e moderatorit nga martesa e parë, është gjithmonë pranë të atit dhe familjes së tij, në pushime, apo ditë të tjera plot gëzim.

Në këtë numër special fundviti, çifti i dashur i ekranit rrëfyen sekretin e marrëdhënies së tyre jetëgjatë. “Ka një sekret pse e ruajmë këtë raport njësoj si para 15 vitesh. Unë Bietën nuk e kam grua, por të dashur. Ne jemi të dashur. Ka edhe një sekret tjetër. Në punë nuk kemi bërë kurrë biseda shtëpie dhe në shtëpi nuk bëjmë biseda pune”, shprehet Dudushi.

Nga ana tjetër, Bieta zbulon dëshirën për një fëmijë tjetër, megjithëse, karriera ia bën të vështirë këtë vendim për momentin.

“Madje do të kisha dashur tre fëmijë, por meqë e kemi nisur vonë, i them Albanit, po e bëjmë me hile. E nisim numërimin nga Joelle. Po të mos kisha këtë ngarkesë pune, do ta kisha nisur tani beben e dytë. Do të doja të ishte vajzë, por kam një bindje që do të jetë djalë, sepse e shoh veten nënë djemsh”, thotë ajo.
 
Kujtojmë se Alban Dudushi lëvizi këtë vit drejt Vizion Plus, pas vitesh karrierë në Top Channel, aty ku nisi edhe dashuria mes tij dhe Bietës.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat