Albërije Hadërgjonaj shpërngulet në Los Angeles për të jetuar

Bota e Yjeve

Albërije Hadërgjonaj shpërngulet në Los Angeles për të jetuar

Më: 22 dhjetor 2020 Në ora: 10:31
Albërije Hadërgjonaj

Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Albërije Hadërgjonaj, prej vitesh ndan jetën e saj mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ajo ka jetuar në New York, atje ku bënte një jetë të zakonshme dhe për një kohë u punësua në një agjenci ndërmjetësimi për shitje e pronave.

Tani këngëtarja me prejardhje nga Deçani ka bërë të ditur se ka ndërruar vendbanim, duke u larguar nga New Yorku për në Los Angeles të Kalifornisë.

Këtë e ka bërë të ditur përmes rrjetit social Facebook, ku tashmë ka ndërruar vendbanimin e saj.

Me siguri që arsyeja e kësaj shpërngulje është vajza e saj, Anxhelina, e cila prej vitesh jeton në Los ANgeles, ku edhe ka nisur një karrierë të re muzikore për tregun ndërkombëtar.

Vetëm pak kohë më parë, ajo publikoi këngën e saj debutuese për tregun amerikan, të titulluar “Precious”, e që është pëlqyer shumë nga publiku.

Kjo këngë madje ka marrë mbështetjen edhe nga super ylli Kim Kardashian, e cila në një postim në InstaStory, e ka përgëzuar bukuroshen shqiptare për këtë këngë. 

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat