“Do të vishem si murgeshë”- Ylli i televizioneve heq dorë nga veshjet seksi për të gjetur dashurinë e jetës

Bota e Yjeve

“Do të vishem si murgeshë”- Ylli i televizioneve heq dorë nga veshjet seksi për të gjetur dashurinë e jetës

Më: 22 dhjetor 2020 Në ora: 14:26
Megan Barton-Hanson

Ylli i “Love Island”, Megan Barton-Hanson, ka bërë një ndryshim të madh tek vetja në mënyrë që për 2021-in të gjejë partnerin e saj.

Bukuroshja madje ka vendosur të heqë dorë nga veshjet seksi për t’u veshur si një murgeshë, pasi beson se kjo do ta ndihmojë për të realizuar dëshirën e saj, raporton “The Sun”.

Biseksualja 26-vjeçare ka shijuar një marrëdhënie me futbollistin 28-vjeçar, Chelcee Grimes, pasi doli edhe me 22-vjeçarin Wes Nelson.

“Unë kurrë nuk kam qenë engjëllore, por do të filloj të vishem si një murgeshë për Vitin e Ri. Tani jam duke kërkuar dashurinë.

Mendoj se në moshën time kam pasur takime të mjaftueshme, partnerë të mjaftueshëm dhe jam ngopur me të parit njerëz të ndryshëm, nuk do të humb më kohë”, shprehet ylli televiziv.

“Teksa rritesh, kupton se nuk dëshiron që të kalosh diçka të shpejtë. Dua dikë që është super inteligjent, që nuk i merr gjërat shumë seriozisht dhe që di të argëtohet”,- përfundoi Megan.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat