Metamorfoza e Winona Ryder

Bota e Yjeve

Metamorfoza e Winona Ryder

Më: 22 dhjetor 2020 Në ora: 15:38
Winona Ryder

Një film me Tim Burton, pastaj një rol të vështirë si gruaja e një vrasësi: për Winona Ryder duket një fillim i ri."Dua të argëtohem dhe të mos më zërë më ankthi në punë".Ndonjëherë teksa flet, në fytyrë duket sikur i kalon një lloj dridhjeje. Buzëqesh shumë, është e sjellshme, i kërkon fjalët dhe me kujdes përpiqet të mos gabojë asnjëherë në atë që thotë. Për më tepër tingëllon bukur fjalia e saj në fund të çdo interviste: "A thashë gjëra që kanë kuptim?".

Nëse do e thoshte dikush tjetër nuk do të kishte shumë peshë, por e thënë nga Winona merr një tjetër kuptim. Në jetën e saj shumë vite janë të errëta. Kjo për shkak të përdorimit të ilaçeve kundër depresionit, dënimit për vjedhje në magazinat e mëdha (më shumë se 26 mijë dollarë gjobë dhe 2 muaj punë e detyruar në komunitet), abuzimi me alkoolin,  një karrierë brilante e lënë në mes, një zemër shumë herë e thyer (mbi të gjitha nga Johnny Depp). Këto vitet e fundit të vinte keq teksa e shihje në role që i vinin më shumë në dukje "perëndimin" e karrierës si aktore: mamaja e doktor "Spock" në "Star Trek"  apo një rol fare dytësor në "Black Swan"...

 A është e mundur që për 40-vjeçaren Winona Ryder të ketë një fund të tillë? E në fakt jo. Sepse ajo, 40-vjeçarja simpatike është ende e njëjta vajzë me lëkurën perfekte dhe fytyrën si kukull që të gjitha do donin t?i ngjanin sidomos në kulmin e shkëlqimit të saj me filma si "Eduard duargërshëra" apo "Mosha e pafajësisë". "Ky i fundit është një ndër filmat e paktë për të cilët jam krenare me veten", tregon.

Ndoshta jo rastësisht  Tim Burton e zgjodhi për të interpretuar në filmin e  tij Frankenweenie (që sapo ka dalë në Amerikë) një shoqe shkolle të protagonistes kryesore.

Për të do të pranoja të lexoja edhe sikur të lexoja listën e telefonatave. Jam e sigurt se çdo gjë që prek me dorë e shndërron në një kryevepër.

Ke pranuar të punosh edhe për Ariel Vroman në "Iceman" (në një rol vërtet të vështirë ...

Filmi është frymëzuar nga historia e vërtetë e

Richard Kuklinski, një killer me një jetë të dyfishtë. Punonte për krimin e organizuar dhe mes viteve 1970-1980 vrau më shumë se 100 persona, por që familja e tij nuk ishte në dijeni të kësaj.

Unë aty luaj rolin e gruas së tij. Më tërhoqi shumë personaliteti i kësaj gruaje: pas arrestimit të bashkëshortit gjithmonë ka mohuar se e dinte atë çka ai bënte. Po pyetja është kjo: a mund të kalosh kaq vite me një person, të flesh me të në një shtrat pa e ditur se kush është?

Nuk e di. Ajo që tregohet në film është një histori ekstreme, por mendoj se të gjithë ne pa përjashtim kemi pasur një shok, shoqe,  që papritur ka dalë tjetër nga çfarë e mendonim. Mjafton të mendosh për politikanët: në fillim hiqen ndryshe pastaj dalin krejtësisht ndryshe. Frekuentojnë prostituta dhe vjedhin sa më shumë të jetë e mundur. Por ky nuk është i vetmi aspekt social i filmit. Duke lënë mënjanë vrasjet, gjithmonë më ka interesuar se si në kulturën tonë quhet normale që dikush të kthehet në shtëpi i qetë pasi ka bërë namin. Dhe këtu nuk e kam fjalën vetëm për ambientet kriminalë", mendoj për botën e ekonomisë dhe financave në këtë periudhë krize, për shembull.

Jo. Por puna nuk është më një prioritet për mua. Ndoshta sepse interpretoj në skenë që në moshën 12-vjeçare. Kam dëshirë të shijoj jetën dhe të merrem me të tjera gjëra.

Jam marrë me çështje të lidhura me rezervat e amerikanëve vendas. Por e gjithë kjo më duhet për të jetuar në mënyrë më të qetë. Nuk e di si është në Europë, por në Amerikë presioni mbi aktoret është shumë i madh sidomos kur kalon një farë moshe: sikur të gjithë të thonë duhet të ecësh përpara. Dhe ti vazhdon të ecësh edhe pse nuk je e bindur. Por jeta është e shkurtër: dhe nëse nuk argëtohesh, nëse puna nuk të jep asnjë kënaqësi, çfarë kuptimi ka?

Gjithë këmbëngulja mbi faktin se nuk duhet të plakemi është vërtet çmenduri: edhe kjo pjesë e ekzistencës na bën më njerëzorë. Unë gjithmonë e kam refuzuar idenë se mosha është diçka kundër së cilës duhet të luftosh. Përkundrazi bëj të kundërtën. Një nga arsyet që më pëlqejnë amerikanët është respekti dhe admirimi i tyre për të vjetrit.

Nuk të vjen keq për vitet e para të ?90-s kur ishe një ikonë për të rejat që donin të visheshin dhe trukoheshin si ty?

Mua më pëlqente thjesht të aktroja dhe kaq.

Do të bëje ndonjë gjë ndryshe po të ktheheshe pas?

Jo, edhe pse e kam menduar shumë. Në sheshin e xhirimeve gjithmonë kam njohur njerëz të mirë me të cilët jam bërë miq më vonë: më pëlqen të qëndroj mes njerëzve. Dhe çdo film, i bukur apo i shëmtuar qoftë, tregon një pjesë të asaj që ti jem.

Image
Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat