I tha “PO” propozimit nga i dashuri, por unaza e diamantit të Ariana Grandes paska kushtuar një mal me para

Bota e Yjeve

I tha “PO” propozimit nga i dashuri, por unaza e diamantit të Ariana Grandes paska kushtuar një mal me para

Më: 22 dhjetor 2020 Në ora: 16:59
Ariana Grande

Ditën e djeshme në media qarkulloi me shpejtësi lajmi se Ariana Grande dhe i dashuri i saj, Dalton Gomez janë fejuar.

Këngëtarja me famë botërore e ndau lajmin me të gjithë nëpërmjet publikimit të disa fotove në llogarinë e saj në Instagram, ku në sy binte unaza prej diamanti, e cila kishte edhe një perlë të bardhë bashkangjitur saj, raporton “Mirror”.

Ekspertët kanë nisur të analizojnë unazën e Grande-s dhe mendohet se diamanti në formë ovale është 5 karat dhe mund të kushtojë rreth 200 mijë – 250 mijë dollarë.

Ndërsa fansat mendojnë se perla duhet të jetë e njëjta që këngëtarja ka marrë nga gjyshja e saj, sepse ngjason shumë me të. Megjithatë Ariana nuk e ka konfirmuar ende këtë detaj në lidhje me perlën.

Lajmi për fejesën e Grande dhe Gomez vjen një vit pasi nisën thashethemet e para për lidhjen e tyre. Daljen e parë publike ata e bënë në mars, në videoklipin e Ariana-s dhe Justin Bieber, për këngën “Stuck With U”.

Në video, Dalton dhe këngëtarja kërcenin së bashku në një dhomë gjumi.

Më pas në muajin tetor mediat e huaja raportuan se ata janë “kokë e këmbë” të dashuruar me njëri-tjetrin.

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat