“Je një përbindësh!”- Kylie Jenner sulmohet në befasi nga aktivistët, sepse 23-vjeçarja…

Bota e Yjeve

“Je një përbindësh!”- Kylie Jenner sulmohet në befasi nga aktivistët, sepse 23-vjeçarja…

Më: 22 dhjetor 2020 Në ora: 17:00
Kylie Jenner

Veprimi i fundit i Kylie Jenner ka revoltuar aktivistët për të drejtat e kafshëve.

Gjatë fundjavës, ylli i “Keeping Up With the Kardashian” doli për pazar. Kur u largua nga një dyqan luksoz në Beverly Hills, Jenner u drejtua për tek makina e saj dhe sapo u fut brenda, katër protestues e rrethuan, raporton “Glamour”.

Nga videot e publikuara në rrjet, vihet re momenti kur aktivistët i bërtasin:

“Turp për ty! Je një përbindësh! Turp për ty!”

23-vjeçarja më pas doli nga “Rolls-Royce-i” i saj, teksa sigurimi e mbronte nga pas.

Ajo është përballur me një situatë të ngjashme edhe në janar kur tregoi papuçet e sapo blera ‘Louis Vuitton’ të bëra me gëzof, vetëm disa ditë pasi u përpoq të rrisë ndërgjegjësimin për kafshët që kishin ngordhur nga zjarri në Australi.

Protestuesit nuk kishin si shënjestër Kylie-n, pasi protesta e tyre filloi diku tjetër dhe më pas u drejtuan nga qendra e famshme tregtare.

23-vjeçarja nuk ishte veshur me gëzof në kohën e protestës, por ka veshur në të kaluarën e sigurisht aktivistët e mbanin mend këtë.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat