Xhemi Shehu është shtatzënë?

Bota e Yjeve

Xhemi Shehu është shtatzënë?

Më: 22 dhjetor 2020 Në ora: 20:09
Xhemi Shehu, Arbana Osmani

Arbana Osmani zbuloi ditën e sotme se Xhemi Shehu i kishte dhënë dhuratën e saj për Krishtlindje. Ajo publikoi një foto përkrah mikeshës dhe shkroi: “Xhemi sot me dha dhuratën e krishtlindjeve”.

Arbana nuk e tregoi për çfarë dhurate bëhej fjalë dhe njëra nga ndjekëset i komentoi me shaka: “Të të mbajë fëmijët nja 2 ditë, të ngopesh me gjumë!”.

“Oooooooo kjo do kishte qenë super, po nuk është nga ato lule!”, ju përgjigj Arbana.

Duke qenë se Arbana i kanë lënë fansat të lirë të aludojnë për dhuratën, shumica e tyre mendojnë se bëhet fjalë për një bebush. Duke qenë se dy moderatoret janë shoqe shumë të ngushta, gati si motra, shumë kanë nisur të mendojnë se Xhemi mund të jetë shtatzënë dhe se lajmi i pritjes së ëmbël duhet të jetë dhurata e Arbanës për këtë fundvit.

“Mos është shtatzënë?/ Do bëj një bebe dhe ajo/ Që ajo do të të bëj teze/ Xhemi është shtatzënë/ Të dha lajmin që është shtatzënë/ Ajo është shtatzënë?/ Është në pritje të ëmbël”, këto janë vetëm disa nga komentet e ndjekësve.

Mirëpo këtyre komenteve as Arbana dhe as Xhemi nuk ju janë përgjigjur, duke i lënë kështu fansat me dyshime. Vetë Xhemi nuk ka dhënë ndonjë shenjë që mund të jetë në pritje të ëmbël dhe kjo mund të ndodhë për dy arsye: nuk është në të vërtetë shtatzënë, ose është por nuk dëshiron ta bëjë lajmin publik për momentin. Ne nuk mund të themi asgjë në lidhje me këto lajme dhe tashmë është në dorë të Xhemit të shuajë dyshimet e të gjithëve.

Kujtojmë se Shehu është shkëputur nga televizioni prej muajsh dhe nuk është e angazhuar në ndonjë projekt. Nga ana tjetër ajo është nënë e dy djemve, Martinit dhe Gabrielit.

Image
Insta
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat