“Fundi më i keq pas disa muajsh të mbushur me makthe”- Rita Ora rrezikon të mbesë e izoluar vetëm në Bullgari për Krishtlindje

Bota e Yjeve

“Fundi më i keq pas disa muajsh të mbushur me makthe”- Rita Ora rrezikon të mbesë e izoluar vetëm në Bullgari për Krishtlindje

Më: 23 dhjetor 2020 Në ora: 11:19
Rita Ora

Rita Ora mund të bllokohet në Bullgari gjatë Krishtlindjeve, pasi vendosi të fluturonte drejt këtij shteti për të xhiruar videoklipin e saj.

Për shkak të mutacionit të ri të koronavirusit, pjesa më e madhe e vendeve të Evropës kanë vendosur të bllokojnë fluturimet me Britaninë e Madhe.

Sipas “The Sun”, qeveria bullgare ka shtyrë të gjitha fluturimet deri më 31 janar, për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve me Covid-19.

Por duket se ky vendim do t’i kushtojë shtrenjtë, këngëtares shqiptare.

“Rita u largua drejt Bullgarisë pas incidentit të ditëlindjes për të marrë kohë dhe për të reflektuar për gjithçka dhe që të punonte për videoklipin.

Por gjërat kanë ndryshuar shumë shpejt dhe ajo rrezikon që të mbetet aty dhe një Zot e di se për sa kohë.

Ky është fundi më i keq pas disa muajsh të mbushur me makthe”- ka thënë një burim pranë Ritës.

Këngëtarja ka qenë në qendër të vëmendjes mediatike këto kohë, për shkak se theu rregullat anti-Covid.

Ora organizoi 30-vjetorin me disa miq të saj në një restorant dhe udhëtoi drejt Egjiptit e nuk bëri asnjë ditë karantinë. Kjo gjë i mërziti gjithë fansat e saj, ndaj u detyrua t’u kërkonte publikisht falje.

Përveç kësaj këngëtarja mori edhe një gjobë prej 10 mijë paund për shkak të organizimit të ditëlindjes, ndërkohë që hetimet vazhdojnë ende për të.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat