“Nuk u pranova në asnjë shkollë…”- Bebe Rexha flet për fillimet e karrierës së saj dhe u jep fansave këtë mesazh me vlerë

Bota e Yjeve

“Nuk u pranova në asnjë shkollë…”- Bebe Rexha flet për fillimet e karrierës së saj dhe u jep fansave këtë mesazh me vlerë

Më: 23 dhjetor 2020 Në ora: 11:54
Bebe Rexha

Sot është një ndër këngëtaret më të suksesshme, por Bebe Rexha ka treguar edhe më parë se fillimet e saj në muzikë nuk kanë qenë aspak të lehta.

Së fundmi, këngëtarja me origjinë shqiptare ka treguar se vite më parë e kishte ëndërr që të studionte në një nga kolegjet më të mira të Amerikës për muzikë, por nuk e pranuan kurrë.

Nisur nga eksperienca e saj, Rexha u dha kurajo të gjithë ndjekësve të saj, që të vazhdonin përpara dhe të mos demoralizoheshin kurrë nëse nuk pranohen në një kolegj për të studiuar.

“Hey, nëse po aplikoni për kolegj dhe nuk pranoheni, thjesht doja t’ju bëja të ditur diçka. Po vdisja të pranohesha në shkollën e muzikës në Manhattan dhe Julliard.

Nuk u pranova në asnjërën prej tyre dhe bëra muzikë sipas mënyrës sime. Nuk keni nevojë për një kolegj fantastik që të jeni të suksesshëm”, shkroi këngëtarja në një postim në “Twitter”.

Më parë, Rexha ka zbuluar se e ka pasur shumë të vështirë në fillim që të pranonte edhe origjinën e saj, por për këtë e kishte ndihmuar shumë Kim Kardashian.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat