Sean ‘Diddy’ Combs i dhuron nënës së tij një Bentley 1 milion dollarësh për ditëlindjen e 80-të

Bota e Yjeve

Sean ‘Diddy’ Combs i dhuron nënës së tij një Bentley 1 milion dollarësh për ditëlindjen e 80-të

Më: 23 dhjetor 2020 Në ora: 16:37
Sean ‘Diddy’ Combs

Nëna e Diddy kishte një ditëlindje që nuk do ta harrojë kurrë.

Të hënën, reperi 51 vjeçar, festoi 80 vjetorin e lindjes së nënës së tij, Janice, me një mbrëmje bujare dhe dhurata po aq dekadente.

I lindur si Sean John Combs, artisti amerikan shpërndau një foto të së ëmës në Instagram për t’i bërë asaj një urim të dashur për ditëlindje.

Image

“Unë ekzistoj vetëm për shkak të kësaj bukurosheje, punëtore, të dashur e gazmore, që gjithnjë tregon të vërtetën”, ka shkruar Diddy në përshkrim.

“Gëzuar 80 vjetorin e lindjes për nënën më të mirë në botë! Të dua përgjithmonë dhe përgjithmonë dhe kjo është në të vërtetë ajo në 80 vjeçe pa filtra pa ndërhyrje”.

Festa nuk mbaroi megjithatë, pasi ylli i muzikës hip-hop organizoi gjithashtu një mbrëmje të madhe për të shënuar rastin e veçantë.

Reperi po ashtu i dhuroi një makinë Bentley, që kushton hiç më pak se 1 milion dollarë. 

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat