Rihanna jep detaje për albumin e ri

Bota e Yjeve

Rihanna jep detaje për albumin e ri

Më: 23 dhjetor 2020 Në ora: 16:41
Rihanna

Rihanna së shpejti do lansoj albumin.

Këngëtarja e njohur me famë botërore, Rihanna ka paralajmëruar se së shpejti do lansoj albumin e shumëpritur nga fansat, shkruajnë mediat e huaja.

32 vjeçarja ka qenë e komentuar gjatë vitit 2020-të për albumin e saj të cilin e kishte paralajmëruar se do e publikoj këtë vit por për shkak të pandemisë iu pamundësua kjo gjë

Artistja ka bërë me dije se karantina ka qenë inspirim për të që të punoi për album, madje kishte shtuar se kjo risi nga ana e saj do e vë në një nivel tjetër muzikën e saj.

‘Në fillim ishte e çuditshme sepse nuk jam mësuar të qëndroj e mbyllur por gjatë karantinës nuk ke zgjidhje tjetër. Atëherë ju filloni të kuptoni gjatë bllokimit se jeni mbërthyer në mendimet tuaja dhe imagjinatën tuaj dhe kjo me të vërtetë e ndihmoi lulëzimin e krijimtarisë sime’, ka thënë Rihanna.

Rikujtojmë se, fansat e kishin acaruar këngëtaren gjatës kohës së pandemisë duke  e shtyrë të publikoj albumin sa që iu desh të reagojë me një video në Instagram duke iu thënë se albumi nuk varet nga ajo pasi e gjithë bota është në duar të kësaj pandemie.

Ndryshe, albumi i fundit që Rihanna ka lansuar është ai në vitin 2016-të.

Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat