Lori Hoxha rrëfen një nga momentet më të frikshme të atakut të panikut

Bota e Yjeve

Lori Hoxha rrëfen një nga momentet më të frikshme të atakut të panikut

Më: 23 dhjetor 2020 Në ora: 16:51
Lori Hoxha

Lori Hoxha ka treguar shpeshherë se ka pasur probleme me ankthin dhe atakët e panikut. Së fundmi ajo ka ndarë dhe një histori me ndjekësit e saj se si e ka përjetuar një atak paniku. Ndjekësit kanë pasur sot mundësinë ta pyesin se çfarë fotoje ka realizuar në një ditë të caktuar dhe njëri prej tyre i ka kërkuar që të tregojë diçka nga ditët kur ajo ka pasur ankth.

Lori ka treguar se gjatë kohës që po merrej me familjen për organizimin e dasmës së Sarës ka përjetuar atak paniku.

Ajo ka rrëfyer me detaje se si është ndjerë, duke ndarë kështu një pjesë të eksperiencës së saj me ndjekësit.

Image
Insta

“Verë 2018. Ne ishim duke organizuar dasmën e motrës sime dhe ishim në Milano. Më kujtohet kjo ditë, sepse kisha dridhje në gjithë trupin dhe më dukej sikur dridhesha, por në fakt nuk po më ndodhte kjo gjë. Po përpiqesha shumë fort që të isha prezente. Atë mbrëmje shkuam për darkë në Nobu dhe po përdorja shkopinj dhe njëri prej tyre më ra nga dora dhe po mendoja se kisha goditje në tru, kështu që u ngrita, u largova dhe fillova të qaja në rrugë. Kjo zgjati deri në tetor, kur lëviza në Londër. Kam pasur vetëm 2 atak paniku që atëherë”, ka rrëfyer Lori Hoxha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat