Khloe Kardashian pozon topless

Bota e Yjeve

Khloe Kardashian pozon topless

Më: 24 dhjetor 2020 Në ora: 09:39
Khloe Kardashian

36 vjeçarja duket në super-formë.

Khloe Kardashian së fundi është komentuar për pasurinë e saj por nuk e ka lënë më kaq të marr vëmendjen.

Ajo ka pozuar nudo në pjesën e sipërme duke publikuar imazhe në Instagram.

Khloe kishte zgjedhur të vesh një palë xhinse përshtatur me çizme të shkurtëra nga marka “Good American”. 36 vjeçarja, mbuloi me modesti gjoksin me duar teksa kishte marrë një pozë prej një modeleje.

Më vonë, Khloe publikoi edhe imazhe të tjera e cila pozoi në të brendshme me ngjyrë të zezë pranë pemës së Krishtlindjes afër dhuratave luksoze të firmës “Louis Vuitton”. Themeluesja e firmës “Good American” u përball me kritika për shkak të rritjes së pasurisë me markën e saj në këtë kohë pandemie. 

‘Duhet të jetë mirë !! Ju po tregoni çantat tuaja të shtrenjta kur shumica prej nesh nuk mund t’u marrim fëmijëve as dhurata këtë Krishtlindje !! Gëzuar Krishtlindjen“,i ka shkruar një ndjekës ndërsa një tjetër shkruajti: “Është e çuditshme të shohësh nevojën për të marrë fotografi të çantave të shtrenjta kur kaq shumë po humbasin gjithçka. Vetëm mendimet e mia”.

Khloe njërit nga komentuesit i ka replikuar duke i shkruar se për shkak të gjendjes me koronavirus nuk do të mbajnë ndonjë festë këtë vit.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat