Nga barku i rrumbullakosur deri tek biseda e fundit me Gjikon, Elita Rudi nuk la foto pa ndarë me ndjekësit

Bota e Yjeve

Nga barku i rrumbullakosur deri tek biseda e fundit me Gjikon, Elita Rudi nuk la foto pa ndarë me ndjekësit

Më: 24 dhjetor 2020 Në ora: 11:25
Elita Rudi

Mbrëmë Elita Rudi vendosi të hapte galerinë dhe t’ua linte në dorë ndjekësve se ç’foto donin të shihnin përgjatë jetës së saj.

Moderatorja nuk nguroi të publikonte foton e parë me Gjikon, ashtu sikurse edhe foton e realizuar gjatë fejesës së tyre.

Një ndër kuriozitetet e ndjekësve lidhej me shtatzëninë e Elitës, prandaj, ajo publikoi një foto ku shfaqej me barkun e rrumbullakosur dhe tashmë shumë më të madh nga sa e kemi parë në postimet e saj të fundit në rrjete sociale.

Nuk mungoi edhe pyetja në lidhje me bisedën e fundit që ka pasur me bashkëshortin e saj, reperin Gjiko.

Elita zbuloi se kishin folur për të vendosur se ç’model flokësh do të zgjidhnin për të voglin e tyre, Zërin.

Moderatorja duket se që në fillim ka pasur marrëdhënie shumë të mirë me nënën e Gjikos, foton e parë me të cilën e ka publikuar në Instastory po ashtu.

Elita është në pritje të ëmbël për herë të dytë. Pritet që bukuroshja të sjellë në jetë një vajzë e kështu Zëri të bëhet me një motër.

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat