Beyonce si “babagjyshi” i Vitit të Ri, 500 mijë $ për familjet në nevojë

Bota e Yjeve

Beyonce si “babagjyshi” i Vitit të Ri, 500 mijë $ për familjet në nevojë

Më: 24 dhjetor 2020 Në ora: 12:44
Beyonce

Edhe Beyoncé i është bashkuar listës së gjatë të personazheve të famshëm, duke përfshirë Rihannan, Jessica Alban etj, të cilët kanë vënë në dispozicion disa nga pasuritë e tyre për të ndihmuar njerëit në nevojë të pandemisë Covid 19 në SHBA.

Dhe me kohën e përsosur të festave të fundvitit, ylli i muzikës "pop", ka njoftuar se dëshiron të dhurojë, përmes fondacionit të saj të bamirësisë, "BeyGood", deri në 500 mijë dollarë për të mbështetur ata që rrezikojnë dëbimin nga shtëpitë pas skadimit të moratoriumit federal.

Diva 39-vjeçare njoftoi iniciativën përmes faqes së saj personale të internetit, e cila rendit gjithashtu kontributet e tjera që fondacioni i saj dha për ata më në nevojë gjatë pandemisë, duke përfshirë një fond të Ndikimit të Biznesit të Vogël.

Image

Mbështetja për familjet e dëbuara, është pjesë e hapit të dytë të këtij fondi, i cili do të ndihmojë familjet e prekura nga kriza e strehimit.

Afati i datës 26 dhjetor i moratoriumit, në fakt do të shkaktojë bllokime të hipotekave dhe dëbime nga shtëpitë për familjet që jetojnë me qira. Për shumë njerëz që kanë qenë gjithashtu të papunë për shkak të Covidit, kjo mund të jetë një goditje tjetër në SHBA. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat