Beyonce dhuron 500 mijë dollarë për njërëzit që janë duke u përballur me dëbim gjatë pandemisë

Bota e Yjeve

Beyonce dhuron 500 mijë dollarë për njërëzit që janë duke u përballur me dëbim gjatë pandemisë

Më: 24 dhjetor 2020 Në ora: 14:18
Beyonce

Këngëtarja fituese e çmimit Grammy Beyonce, ka dhuruar 500,000 dollarë për ata që përballen me dëbim si pjesë e fondacionit të saj BeyGOOD.

Beyonce po shpreson të bëjë një ndryshim, pasi njerëz të shumtë ose kanë humbur ose janë në prag të humbjes së shtëpive të tyre për shkak të mungesës së stabilitetit ose të ardhurave mes krizës globale.

Fondi është vendosur të përbëhet nga 5,000 dollarë grante, të cilat do t’u shpërndahen 100 marrësve në fund të janarit.

Image
Beyonce

Aplikimi online për grante do të bëhet i disponueshëm nga 7 janari 2021, me një raund të dytë aplikimesh do të hapet në shkurt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat